Iniciativa e kahmotshme për ndërtimin e vijës territoriale elektroenergjetike arriti në fund!
Shkruan: Ramiz Kelmendi
Kjo iniciativë ka filluar gjatë kohës sa kam qenë Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosoves dhe atëherë e kam kundershtuar me këmbëngulje. Njejt mendoj edhe tani, sepse si e tillë, bënë, plotësisht ndarje territoriale elekektroenergjetike.
Ndërmarrja ‘Elektrosever’ është Kompani private e regjistruar në Republikën e Kosovës dhe kryen funksionin e blerjes, distribuimit dhe inkasimit të Energjisë së shpenzuar (si kompania KEDS).
Çmimin e shitjes e përcakton vet shitësi dhe distributori, por jo më lartë se çmimi i aprovuar nga ZRRE-ja.
Qytetarët serb dhe ata që jetojnë në veri do të kenë çmim më të lirë, energji elektrike më stabile dhe më voluminoze (sepse blerja e Energjisë Elektrike që po bëhet në vazhdimësi për Kosovën do të ketë dy lloj çmimesh. Çmimi i Kontraktuar do jetë më i lartë për shqiptarët, për aq vlerë sa serbët e veriut dhe serbët e jugut të kompensohen me tarifa të lira në veri drejtpërdrejt, ndërsa në jug me subvencionime me pretekstin e qëndrueshmërisë jetike në Kosovë).
‘Elektrosever’ do çkapë nga rrjeti të gjithë konsumatorët që do jenë në anën e Mitrovicës jugore.
‘Elektrosever’ do punojë e veproj politikisht që të shantazhojë qytetarët shqiptarë duke mos renovuar shpërndarjen, duke mos sanuar dëmet që ndodhin nga qëllimi apo dëmtimi kohor i distribuimit dhe dëmet nga fatkeqesitë natyrore.
Të vetmen ndërlidhje do e kemi nga bartja ndërkombetare e Energjisë Elektrike nga KOSTT-i.
Mendimi dhe qëndrimi im politiko-profesional reth kësaj marrëveshjeje bazohet në eksperiencën ndër vite, si menaxher i Kompanisë Shoqërore për Ndërtim të Largpërçuesve Elektrik, shpërndarjes Elektroenergjetike dhe Ndërtues i Trafostacioneve të ndryshme.
Andaj në parim, Kosovës i duhen dy dhe më shumë shitës të Energjisë Elektrike, në mënyrë që Industritë e mëdha të cilat shpenzojnë Energji Elektrike të kenë mundesi të blerjes me konkurrencë, ndërsa qytetarët të kenë çmim unik të energjisë Elektrike dhe shpërndarja e kyçja të jenë nga një operator.
Edhe atëherë kam kundërshtuar, e kundërshtojë edhe tani këtë hap përfundimtar të Autonomisë dhe Pavarësisë Elektroenergjetike të pjeses veriore të Republikës së Kosovës.
Pra, kemi pavarësi të Gjyqësorit e nga tani kemi edhe pavarësi Elektroenergjetike. Pavarësi të Infrastrukturës së ndërtimit të vendbanimeve në atë pjesë kemi qëmoti, dhe druaj se kjo do shkojë deri tek Autonomia.
Qytetarë të nderuar, serbët vijojnë me kërkesa të shumta që do tentojnë të pavarësohen në atë pjesë. së pari pak me një qeveri, më pas edhe pak, e pak nga pak deri në cakun final. Andaj, le të kthjellemi sa nuk është bërë tepër vonë, të kalojmë dhe ta bindim Bashkësinë Ndërkombëtare që shkëmbimi i territoreve do jete ruajtja më e mirë e territorit tonë dhe territorit Kombëtar.
Le të ftohen kokat!