Iniciativa për reformë zgjedhore, pozitive
Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), profesori universitar Fadil Maloku, e ka quajtur pozitive iniciativën e partive politike parlamentare për ta përmirësuar dhe forcuar procesin zgjedhor.
Ai ka thënë se sistemi i tanishëm zgjedhor është bërë pengesë serioze për emancipimin e mëtejshëm sociopolitik.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maloku ka deklaruar se në kuadër të reformës zgjedhore duhet të maksimalizohen zonat zgjedhore si dhe duhet të bëhet reduktimi i rolit të liderit.
Ai ka theksuar se në kuadër të reformës zgjedhore duhet të diskutohet edhe për përfaqësimin e minoriteve në KQZ që, sipas tij, duhet të jetë konform Kushtetutës.
Maloku ka theksuar se dështimi i procesit të reformës zgjedhore mund të ndodhë vetëm nga subjektet e mëdha politike.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)