Iniciativa për tribunalin ndërkombëtar për krimet serbe duhet të mbështetet
Ish-ambasadori i Kosovës në Austri dhe Australi, Sabri Kiçmari, ka thënë se iniciativa për themelimin e një tribunali ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë duhet të mbështetet.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kiçmari ka treguar se për themelimin e këtij tribunali Kosovës i duhet ndihma e miqve ndërkombëtarë.
Sipas tij, për këtë qëllim është i nevojshëm krijimi i grupeve profesionale të punës me ekspertë nga fusha të ndryshme relevante, që të përgatitet një projekt serioz dhe premtues.
Duke folur për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, Kiçmari ka pohuar se marrëveshja ndërmjet dy vendeve duhet të rezultojë me njohjen e ndërsjellë.
Sipas tij, marrëveshja nuk duhet bërë ngutshëm dhe shkel e shko.
Ish-ambasadori Kiçmari ka theksuar se më mirë është të negociohet më gjatë sesa të arrihet një marrëveshje e shpejtë dhe e dobët.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)