Iniciativa për ushtri nuk duhet të kthehet mbrapa
Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala, ka vlerësuar se iniciativa për transformimin e FSK-së në ushtri përmes ligjit është bërë në kohën e duhur.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky veprim është bërë në koordinim me faktorin ndërkombëtar.
Shala ka thënë se transformimi i FSK-së është domosdoshmëri e kohës dhe nuk po bëhet për poenë politikë e elektoral.
Ai ka theksuar se meqë FSK-ja aktualisht nuk mund të transformohet në ushtri me ndryshime kushtetuese, atëherë duhet t’i jepen kompetenca me anë të ligjit.
Sipas Shalës, kjo iniciativë për ushtri duhet të miratohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës dhe jo të kthehet mbrapa siç ka ndodhur në të kaluarën.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)