Inicim disiplinor ndaj Llapit
Komisioni i Garave në mbledhjen e mbajtur më datë 3 shtator, pas shqyrtimit të të gjitha materialeve në dispozicion nga ana e zyrtarëve të ndeshjeve ka ngritur inicim disiplinor ndaj KF Llapi.
“Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes, ofendim ndaj referëve pas përfundimit të ndeshjes nga ana e Bajram Bejtullahit bartës i barelës dhe reagim nga i njëjti, madje duke e kapur për dore referin kryesor pas përfundimit të pjesës së parë. Ndezje të fishekzjarrëve të hyrja e stadiumit në minutat 51 e 53. Në minutën e 70-të me rastin e ndëshkimit të përfaqësuesit zyrtar Muhamet Rexhepi dhe ndihmëstrajnerit të KF Llapi, Burim Zhjeçi nga tribuna perëndimore janë hedhur tri shishe PVC në fushës, sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes”, thuhet arsyetimin e Kimisionit të Garave.
/Epoka e re/