Iniciohet procedura për auditimin e raporteve financiare të fushatës së subjekteve politike
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e radhës, me ç’rast ka iniciuar procedurat lidhur me auditimin e raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës së subjekteve politike për vitet 2018, 2019 dhe 2020.
Po ashtu në këtë mbledhje anëtarët e këtij komisioni kanë miratuar edhe planin e punës. Sipas kryetares së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami, me inicimin e tyre parashihet hapja e tenderit për kontraktimin e dhjetë auditorëve që do të merren me auditimin e këtyre raporteve.
Bajrami ka treguar se ky proces ka dështuar në dy vitet e kaluara për shkak të mosinteresimit të operatorëve, që sipas saj, një ndër arsyet për një gjë të tillë ka qenë buxheti i vogël.