Iniciohet themelimi i Zonës Ekonomike Amerikane

08 maj 2018 | 17:32

Themelimi i Zonës së veçantë Ekonomike Amerikane është iniciuar të martën në mbledhjen e Qeverisë, pas miratimit të Grupit Punues për krijimin e kësaj zone.

Grupi punues ka për detyrë të identifikojë legjislacionin, lokacionin, procedurat dhe të gjitha çështjet tjera relevante që mundësojnë themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane.

Si rezultat Grupi punues do të përgatisë tërë dokumentacionin relevant që i mundëson Qeverisë së Republikës së Kosovës themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane.

Ky inicim për kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është një hap i radhës që dëshmon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për partneritet me ShBA-të.

Për t’i nderuar këto raporte, në fillim të mbledhjes komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Timothy Orr, i është adresuar kabinetit qeveritar me një fjalë rasti në të cilën ka theksuar gatishmërinë e thellimit të partneritetit me Kosovën, duke e veçuar raportin me Kosovën, si raportin më unik që kanë Iowa dhe ShBA-të me ndonjë vend tjetër.

/Epoka e re/

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri legjendar i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se…