Inicuesi i peticionit për Trustin: Shpresojmë të lejohet tërheqja e 30 përqindëshit

16 tetor 2022 | 19:16

Tërheqja e 30 përqindëshit të mjeteve të TRUST-it po vazhdon të jetë në interesin e qytetarëve të Kosovës.

Kjo për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike që po mbizotëron në vend.

Tentimi i parë në kuvend dështoi, e pas kësaj me anë të një peticioni nga ana e qytetarëve kjo iniciativë është kthyer sërish në qeveri, për mendim.

E tani ekzekutivi ka kohë deri më 22 tetor që ta shqyrtojë këtë Projektligj dhe ta dërgojë në kuvend për votim.

E iniciuesi i peticionit, Adnan Jashari, tha se pret që qeveria të jap përgjigje pozitive dhe të lejohet tërheqja e mjeteve nga Trusti.

“Për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, unë si iniciator dhe qytetarët përgjithësisht janë në pritje që përgjigja e Qeverisë së Republikës së Kosovës të jetë pozitive dhe pro lejimit të tërheqjes së kursimeve deri 30 për qind. Edhe njohësit e ekonomisë sërish janë shprehur pro tërheqjes dhe i kanë bërë thirrje qeverisë ta mundësojnë tërheqjen e kursimeve për shkak se qytetarët kanë hyrë në borxhe! Shpresojmë që kërkesa e qytetarëve dhe thirrja e ekonomistëve ta inkurajojë edhe qeverinë për përgjigje pozitive” – tha Jashari për Klankosova.tv

Ai tha se mbi 17 mijë nënshkrime janë pranuar si të rregullta nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Nënshkrimet janë mbledhur për një kohë shumë të shkurtë, për tetë ditë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 33 numri i të arrestuarve në megaoperacionin…