Iniesta preferon Japoninë para Kinës
08 maj 2018
| 15:05
Andres Iniesta pas lamtumirës me Barcelonën në fund të sezonit ai mesa duket nuk do të shkojë në Kinë.
Opsioni tjetër që është shfaqur është Japonia. Iniesta duket se ka arritur marrëveshje me një klub japonez, nga më të mëdhenjtë e vendit.
Klubi është në pronësi të sponsorit zyrtar të Barcelonës dhe quhet Vise Kobe. Aty ai do të takojë një tjetër yll të futbollit evropian. Bëhet fjalë për Lukas Podolskin. Zyrtarizimi do të vij në fund të sezonit dhe Iniesta do të jetë një nga më të paguarit në botë dukë përfituar 25 euro në sezon. Marrëveshja përflitet se do të jetë 3 vjeçare.