INL-i vazhdon mbështetjen e SHKK-së
Sot, Zëvendësuesi i Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Sami Gashi, priti në takim njoftues Këshilltarin e INL për SHKK-në, z. Patrice Lindor, i cili do të mbështesë në baza ditore Shërbimin Korrektues në ndërtimin e kapacitetit intelektual dhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të SHKK-së.
Në takimit u diskutua për të arriturat e SHKK-së, të cilat falë mbështetjes së fuqishme të ambasadës amerikane, sot e bëjnë SHKK-në njërin ndër institucionet më kredibile në vend.
Z. Gashi e informoi, z. Lindor rreth sfidave dhe të arriturave të SHKK-së, veçanërisht rreth programeve trajnuese për stafin dhe të burgosurit.
Gjatë takimit z. Lindor, vlerësoi lartë angazhimin dhe vendosmërinë e z. Gashi, për punën dhe të arriturat e deritanishme të SHKK-së.
Tutje u zotua se do ta mbështes SHKK-në në të gjitha fushat, veçanërisht në atë të ngritjes së kapaciteteve njerësore.
Në fund të takimit z. Gashi tha se mbështetja e ambasadës amerikane është një motiv shumë i fortë për të vazhduar sigurt përmbushjen e misonit tonë.