INPO: Nga 100 premtime, Shpend Ahmeti i realizoi vetëm 28 prej tyre

16 korrik 2021 | 12:24

Organizata Iniciativa për Progres (INPO), ka publikuar sot raportin “100 premtimet e Shpend Ahmetit”.

Sipas këtij raporti , kryetari i komunës së Prishtinës nga 100 premtimet e fushatës, i ka realizuar vetëm 28 prej tyre.

Gjatë prezantimit të raportit, Qëndrim Arifi, ka deklaruar  se 15 premtime janë gjysmë të përmbushura, ndërsa 34 ende të pa filluara. “Secili premtim është kategorizuar në katër pjesë. Fusha e parë nga 12 premtime janë përmbushur 4 premtime dhe nuk kanë filluar 3 nga to, ka deklaruar ai.

Ky raport shpalos gjetjet lidhur me përmbushjen e 100 premtimeve të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, respektivisht pasqyron se sa nga premtimet janë përmbushur plotësisht, sa janë gjysmë të përmbushura, sa kanë filluar të realizohen dhe për sa premtime nuk është bërë asnjë veprim në kuadër të realizimit.

Kjo konferencë është organizuar në kuadër të projektit “Të rimenduarit e demokracisë lokale dhe qeverisjës së mirë në Kosovë” mbështetur nga Rockefeller Brothers Fund.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e…