Insigne në fund të sezonit largohet nga Napoli, shkon në Toronto

29 dhjetor 2021 | 14:35

Lorenzo Insigne i ka ditët e numëruara tek Napoli. Kapiteni ka vendosur të mos rinovojë kontratën dhe do të largohet në fund të sezonit.

Megjithatë ajo që surprizon është destinacioni i ardhshëm i sulmuesit. Sipas gazetës napolitane “Roma”, 30-vjeçari do të transferohet në Kanada tek skuadra e Torontos.

E përditshmja bën me dije se klubi i ka ofruar një kontratë 5 vjeçare ku do të përfitojë me 9.5 milionë euro në sezon.

Insigne do të qëndrojë deri në fund të sezonit tek Napoli dhe më pas do të zhvendoset në kontinentin tjetër, për të nisur një aventurë të re. Italiani kërkohej me ngulm nga Interi por dhe skuadra të tjera prestigjioze në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur…