Insigne nuk e rinovon kontratën me Napolin, kjo pritet të jetë e ardhmja e tij
09 dhjetor 2021
| 14:17
Ylli i skuadrës së Napolit, Lorenzo Insigne në qershor do të jetë lojtar i lirë. Ai nuk ka pranuar ofertën e Napolit për të rinovuar kontratën dhe e ardhmja mund të jetë larg Italisë.
Emri i sulmuesit italian është lidhur me klube të ndryshme të rëndësishme në Evropë, por sipas Will Forbes, specialist i tregut të transferimeve për “Toronto Sun”, një nga mediat kryesore kanadeze, e ardhmja tij mund të jetë në MLS.
Gazetari raporton se Insigne ka një shans “75 për qind” për të pranuar ofertën e Toronto FC. Sulmuesi i kombëtares italiane dëshiron të vazhdojë të luajë në nivele të larta në Evropë, por ofertat nuk po e kënaqin.