Insigne prezantohet te Torono: Nuk jam këtu për para

28 qershor 2022 | 14:20

Toronto prezanton goditjen e merkatos, ish-sulmuesin e Napolit, Lorenzo Insigne.

Italiani pasi mbylli aventurën e tij me Napolin mori vendimin për të “shtegtuar” shumë larg dhe për të provuar një eksperiencë të re shumë larg Europës.

Në fjalët e tij të para si lojtar i Torontos, Insigne theksoi se këtu është për fëmijët dhe familjen e tij, dhe jo për para.

“Ishte e vështirë të largohesha nga Napoli. Unë jam 31 vjeç dhe nuk jam i vjetër, mund të qëndroja ende në Evropë, por gruaja dhe fëmijët janë të parët. Është hera e parë që unë dhe familja ime largohemi nga Napoli. Që në ditën e parë që takova presidentin ai më foli shumë për këtë qytet, mezi prisja të vija, të takoja trajnerin dhe shokët e rinj”, ka thënë ish-kapiteni Napolit.

Më pas Insigne u ndal edhe te e kaluara, një jetë me Napolin, por edhe te arsyeja që e bindi të transferohej te Toronto.

“Besoj se kam dhënë shumë për Napolin, kam humbur ndeshje apo trofe që më  kanë lënduar, por nuk u dorëzova kurrë. Të jem i sinqertë, doja një sfidë të re. Ishte e vështirë, por kjo është jeta ime. Napoli është larg nga këtu, por të them të drejtën ndihem si në shtëpi. Një zgjedhje jete edhe për fëmijët e mi, shpresoj që ata të kenë një të ardhme të shkëlqyer këtu. Shumë mendojnë se kam ardhur këtu për pará, por kjo ishte një zgjedhje kryesisht për familjen dhe fëmijët e mi. Unë nuk jam dakord që këtu nuk luhet futboll i vërtetë, erdha për të ndihmuar klubin të fitojmë trofe”, ka shtuar italiani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jahsim Floyd është emri i ri me të cilin klubi…