Inspekcioni dhe policia në aksion kundër taksistëve ilegal
26 shkurt 2019
| 12:06
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se që disa ditë inspekcioni bashkë me Policinë e Kosovës janë duke e zhvilluar aksion intensiv për të ndalur taksitë ilegal në kryeqytet.
Në profilin e vet në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se aksioni do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës.
“Qe disa ditë inspekcioni bashkë me Policinë e Kosovës është në aksion intensiv për të ndalur taksitë ilegale. Sot në disa pika statike dhe lëvizëse për ta lehtësuar komunikacionin. Aksioni do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/