Inspekcioni liron hapësirën e uzurpuar nga një lokal afarist në rrugën “Afrim Zhitia”

26 prill 2022 | 14:10

Inspektorët komunalë kanë inspektuar një subjekt afarist në rrugën “Afrim Zhitia”, me ç’rast kanë urdhëruar pronarin për lirimin e hapësirës së uzurpuar publike.

Sipas inspektorëve komunalë personi përgjegjës i subjektit afarist ka vendosur aneksin me shtylla metalike me gjatësi prej 12,00 x 3,60 metra, pa leje adekuate nga organet komunale.

Përveç mungesës së lejes kompetente, arsye shtesë pse është larguar konstruksioni metalik ishte edhe vlerësimi i inxhinierit të ndërtimit, pasi që është objekt i vjetër dhe është amortizuar pllaka e betonit, ndërkohë që shtyllat metalike kanë një peshë të rëndë.

Me këtë rast, inspektorët komunalë kanë obliguar personin përgjegjës që në afat të menjëhershëm ta largoj aneksin e vendosur dhe hapësirën publike ta kthejë në gjendje të mëparshme, përndryshe do të merren masa ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë ka…