Inspekcioni në Podujevë i dënon të gjitha partitë që kanë mbajtur tubime në këtë qytet
28 shkurt 2021
| 14:32
Të gjitha partitë politike që kanë mbajtur tubime gjatë fushatës zgjedhore në Podujevë, janë dënuar sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije drejtori i Inspekcionit në Komunën e Podujevës Ajet Potera.
Potera ka thënë se gjobat janë shqiptuar për shkeljen e masave anti-Covid.
Sipas Poterës, gjobat janë shqiptuar së bashku edhe me Policinë e Kosovës dhe Inspekcionin Sanitar.
“Gjatë fushatës zgjedhore shkurt 2021 në Komunën e Podujevës, Drejtoria e Inspeksionit të Podujevës së bashku me Policinë e Kosovës në Podujevë dhe inspektorët sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë kemi shqiptuar gjoba për shkeljet e masave anti-Covid-19”, ka shkruar Potera në llogarinë e vet në “Facebook”.