Inspeksioni në Prishtinë gjobitë LDK-në me 2 mijë euro për shkelje të masave anti-Covid
Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë ka gjobitur me 2 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) pasi ka shkelur masat anti-Covid në një mbledhje të mbajtur në kryeqytet.
Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, ka bërë me dije se askush nuk do të amnistohet.
Më tutje, Tahiri u ka bërë thirrje të gjithëve për respektim të masave anti-Covid në të kundërtën ka paralajmëruar gjoba.
“Askush mbi ligjin! Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1. Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, ka shkruar ai në “Facebook”.