Inspeksioni u konfiskon prodhime tregtarëve në Prishtinë

13 maj 2020 | 10:33

Tregtarët në hapësirat e tregjeve të Prishtinës këtë të mërkurë kanë hasur në probleme me inspeksionin e Komunës së Prishtinës. Të gjitha prodhimet që i kanë nxjerrë për t’i shitur ua ka konfiskuar inspeksioni. E këtë lajm e ka dhënë vetë drejtori i inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili edhe ka publikuar fotografi të konfiskimit të prodhimeve të tyre.

“Inspektime e konfiskime në pjesë të ndryshme të qytetit, sidomos në hapësirat rreth tregjeve.

Përmbajuni rregullave!”, ka kërkuar dhe shkruar Tahiri.

 

(B. D.: ‘Epoka  e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar…