Inspektimet vazhdojnë në komunën e Pejës
21 mars 2024
| 13:35
Kësaj radhe, inspektimet për identifikimin e punëtorëve të padeklaruar kanë vazhduar në Komunën e Pejës.
Inspektorët e ATK-së dhe Inspektoratit të Punës shoqëruar nga zëvendësministri Agon Dobruna dhe kryeinspektori i IP-së, Hekuran Nikçi, kanë vizituar bizneset në sektorët e gastronomisë, tregtisë ushqimore dhe tregtisë farmaceutike.
Në këto vizita janë identifikuar raste të punëtorëve të pa formalizuar dhe pa kontrata pune, ku për punëdhënësit e tyre janë iniciuar procedurat e gjobitjes.