Inspektohen punimet në sheshin e qytetit të Klinës
29 maj 2018
| 17:56
Punimet e sheshit në qytetin e Klinës janë në përfundim e sipër. Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Petrit Bekaj, ka dalë në terren për të parë nga afër se si po ecin këto punime.
Ai ka shprehur optimizëm se shumë shpejt do të përfundojnë punimet në ndërtimet e këtij sheshi. “Deri më tash punimet po ecin mirë dhe besojmë se shumë shpejt do të përfundojnë.
Ne si drejtori duhet të shohim nga afër se si është duke u zhvilluar puna. Përveç sheshit është duke u rregulluar edhe pjesa e taksistëve, në mënyrë që qyteti të ketë sa më shumë hapësirë”, ka theksuar Bekaj.
/Epoka e re/