Inspektohen punimet në tri projekte në Kijevë të Malishevës
Në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës, janë duke u realizuar tri projekte në të njëjtën kohë, ku po ndërtohet një çerdhe dhe dy fusha të sportit për shkollën e mesme dhe shkollën fillore.
Punimet në këto tri projekte i kanë inspektuar drejtori Komunal për Urbanizëm, Ahmet Morina dhe shefi i njësisë së prokurimit, Nuhi Shala, për të parë nga afër ecurinë e punimeve sipas planifikimit. Morina e Shala, gjatë inspektimit ishin të shoqëruar edhe nga anëtari i Kuvendit të Komunës nga Kijeva, Kajtaz Gashi
Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, pasi i ka inspektuar punimet në tri projektet, është ndarë i kënaqur me ecurinë e punimeve dhe ka thënë se çdo punë është brenda planifikimit.
“Ndërtimi i çerdhes është duke shkuar shumë më shpejt se planifikimi, ndërsa dy fushat janë brenda planifikimit dhe pritet të përfundojnë brenda pak ditëve, e po ashtu edhe cilësia punimeve është e mirë dhe sipas standardeve të kërkuara”, ka thënë Morina.
Ndërtimi i çerdhes në Kijevë dhe ndërtimi i dy fushave të sportit për shkollën e mesme profesionale dhe shkollën fillore, janë projekte të cilat janë mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.
(Q.R / Epoka e re)