Inspektohen supermarketet në komunën e Prizrenit
24 shtator 2020
| 13:52
Drejtoria e Inspektorateve ka bërë inspektimin e supermarketeve në komunën e Prizrenit. Gjatë inspektimit është bërë krahasimi i çmimit të produkteve në reklamacion dhe në arkën e pagesës, është kontrolluar afati i përdorimit të produkteve dhe largimi i disa prej tyre, si dhe janë kontrolluar flamujt e origjinës së produkteve.
Drejtoria e Inspektorateve në Prizren ka ftuar qytetarët të raportojnë çdo parregullsi që hasin, të cilët do të shqyrtohen me vëmendje nga inspektorët e tregut, si mbrojtësit më të mëdhenj të konsumatorëve.
(Q.R / Epoka e re)