Inspektohet punimet e disa projekteve në Prizren
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë inspektimin e punimeve në kanalet e ujërave atmosferike, kanalizimit të ujërave të zeza, të rrugëve lokale dhe ato të ndriçimit publik në Krushë të Vogël, me ç’rast operatori ekonomik është urdhëruar për sanimin e gjendjes.
“Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton se projektet e radhës do të sinkronizohen për të qenë në përputhje me kërkesat e banorëve të këtij fshati”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.
Po ashtu, kjo komunë ka njoftuar se inspektorati komunal në bashkëpunim me inspektoratin e komunikacionit nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, kanë organizuar një aksion me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për të mos parkuar dhe për të mos hyrë në Qendrën Historike të Prizrenit, pa e marrë lejen nga organet kompetente.