![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/0C7286F2-A628-4E2C-9356-67FA77B9FA0D.jpeg)
Inspektohet tregtari në Vushtrri, 100 kg miell i shiste për 80 euro
Në Vushtrri sot është ndaluar një tregtar i cili po shiste miell me çmime të larta.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, ku tregtari 100 kg miell i shiste për 80 euro.
Inspektorati i Komunës së Vushtrrisë, në bashkëpunim me Policinë e Stacionit të Vushtrrisë, ka marrë raportime nga një qytetar dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, në faqen zyrtare të Komunës së Vushtrrisë.
“Rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të Coronavirus është vepër penale e dënueshme me ligj. Tregtarët e pandërgjegjshëm po e prishin imazhin e shumicës së bizneseve që me nderë po e kryejnë punën e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e tyre.
Qytetarët e Kosovës kanë filluar të kenë frikë për shkak të mosfurnizimit të mjaftueshëm me ushqime.