Inspektorati dhe policia bëhen bashkë, vazhdon aksioni ndaj taksive ilegal në Prishtinë

26 mars 2024 | 12:25

Inspektorati i Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë nisur një aksion ndaj taksive ilegal në kryeqytet.

Drejtori i Inspektoratit të Kryeqytetit, Florian Dushi ka përcjellë nga afër këtë aksion.

Ai para gazetarëve ka thënë se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

“E dini që njëri nga problemet më të mëdha sipas vlerësimeve tona dhe të policisë, janë këto çështje që po ndikojnë negativisht në rrjedhën e komunikacionit në kryeqytet dhe nga dje kemi vendosur disa pika kontrolli në kryeqytet që i kemi konsideruar si më problematike”, ka thënë Dushi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar i…