Inspektorati e kthen Basri Ibrahimin në pozitën e kryeshefit të “Trepçës”
08 qershor 2020
| 14:58
Inspektorati i Punës e ka kthyer në detyrë edhe një kryeshef të shkarkuar në kohën e Qeverisësë së Albin Kurtit.
Basri Ibrahimi ishte kryeshef ekzekutiv i “Trepçës”, por u shkarkua nga bordi i përkoshëm, i emëruar nga Qeveria e Albin Kurtit.
Ibrahimi u ankua dhe Inspektorati ka aporvuar ankesën e tij, duke vendosur kështu kthimin e tij në detyrë.
Anëtarët e ri të bordit të përkohshëm të “Trepçës”, të emëruar në muajin Mars, janë: Sylejman Hyseni, kryesues dhe drejtor i bordit, Bahri Hyseni, drejtor-përfaqësues i Republikës, Shyqri Kelmendi drejtor-përfaqësues i Republikës, Shyqri Sadiku, përfaqësues i punëtorëve.