Inspektorati e kthen në punë mjekun e suspenduar nga QKUK-ja
23 shtator 2018
| 11:33
Inspektorati i Punës ka anuluar vendimin e Komisionit Disiplinor dhe të Komisionit për Ankesa, duke kërkuar që doktor Gani Bajraktari të rikthehet në vendin e punës në QKUK.
Ky inspektorat ka vendosur që dr. Bajraktari të kthehet në vendin e punës sipas kontratës individuale që ka dhe t’ia rimbursojë të gjitha mjetet për kohën që ka qenë i suspenduar.
Vendimin e Inspektoratit të Punës e ka bërë publik dr. Bajraktari, i cili shkruan në llogarinë e vet në “Facebook”, se ”vendimi për suspendimin tim të përkohshëm nga puna mund të këtë dëmtuar seriozisht shëndetin e pacientëve të mi, shumica e të cilëve nuk kanë pranuar të vizitohen tek kolegët e mi të respektuar, për faktin se ata janë mësuar te vizitohen me dekada tek unë në QKUK”.