Inspektorati i kryeqytetit largon disa nga terasat e lokaleve në hapësira publike
17 maj 2024
| 14:35
Inspektorati i Komunës së Prishtinës është duke vazhduar me lirimin e hapësirave publike të cilat kanë qenë në shfrytëzim disa nga terasat e lokaleve në kryeqytet.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
“Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të ‘Pallatit të Rinisë’”, ka njoftuar Rama.