Inspektorati i MTI-së vazhdon mbikëqyrjen nëpër lokalet e Prishtinës

18 qershor 2020 | 15:55

Me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve nga pandemia Covid-19, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi ka nënshkruar një urdhëresë për aplikimin e masave për parandalimin e luftimit të Covid-19 në sektorin e gastronomisë.
Përmes kësaj urdhërese Krasniqi ka kërkuar zbatimin e masave që dalin nga Plani Kombëtar i Reagimit ndaj këtij virusi, rekomandimeve që janë dhënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa, kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla bashkë me inspektoratin ka vazhduar kontrollet nëpër lokale edhe sot në kryeqytet.
Syla bashkë me inspektoratin ka informuar bizneset për urdhëresën e ministrit Krasniqi, dhe iu ka kërkuar pronarëve të bizneseve që t’iu përmbahet rregullave të institucioneve.
Po ashtu Syla ka bërë të ditur se inspektimet do të vazhdojnë, që të mbrohet shëndeti i qytetarëve të Kosovës dhe të respektohen rregullat dhe njëkohësisht do të kërkohet nga Inspektoratet Komunale që ta zbatojnë urdhëresën e ministrit Krasniqi.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kadeti i parë nga Kosova i përzgjedhur për të studiuar…