Inspektorati i Prishtinës detyron palët t’i kthejnë në gjendjen normale hapësirat publike të uzurpuara
06 prill 2024
| 20:13
Inspektorati i Prishtinës i ka detyruar palët t’i kthejnë në gjendjen normale hapësirat publike të uzurpuara, ku disave prej tyre edhe u janë shqiptuar gjoba
Inspektorati i Kryeqytetit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndërprerë punimet dhe ka detyruar palët që të lirojnë dhe kthejnë në gjendjen e mëparshme hapësirat publike të uzurpuara, në tentativë për t’i shndërruar në terrasa të bizneseve të tyre.
Kështu ka bërë të ditur vetë inspektorati përmes një postimi.
Bëhet e ditur se disa prej palëve iu janë shqiptuar edhe gjoba për dëmtim të hapësirës publike.
“Gjithashtu, disa prej palëve i janë shqiptuar edhe gjoba për dëmtim të hapësirës publike dhe punime pa leje të organeve kompetente të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.