Inspektorati i Prishtinës nis aksion për largimin e veturave të pashfrytëzuara
16 shtator 2024
| 17:28
Inspektoriati i kryeqytetit, ka filluar një aksion për largimin e veturave të pashfrytëzuar dhe të parkuara në hapësira publike.
Kjo u bë ditur përmes një postimi nga Komuna e Prishtinës, teksa u kanë bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë kërkesat e Inspektoriatit, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Inspektorati i Kryeqytetit ka filluar aksionin për largimin e veturave të pashfrytëzuara e të parkuara në hapësira publike në zona të ndryshme në kryeqytet. Me këtë rast ftojmë të gjithë qytetarët e kryeqytetit, pronarë të këtyre veturave të braktisura, që të respektojnë kërkesat e Inspektoratit si dhe të bashkëpunojnë duke i larguar të njëjtat sipas afateve të dhëna nga ky organ”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.