Inspektorati i Punës dhe AGK-ja do të inspektojnë mediat
01 shkurt 2019
| 08:47
Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli Pustina, dhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, do të takohen sot me qëllim të zyrtarizimit të nismës së përbashkët dymujore.
Gjatë këtyre muajve do të inspektohen të gjitha mediet në vend, përkatësisht do të monitorohen nga afër kushtet në të cilat punojnë gazetarët dhe punonjësit e tjerë medial.