Inspektorati i Punës gjen parregullsi në shkarkimin e Ngadhënjim Kastratit nga RTK-ja
06 prill 2022
| 21:50
Inspektorati i Punës ka gjetur parregullsi në shkarkimin e Ngadhënjim Kastratit nga pozita e drejtorit gjeneral të RTK-së.
Kastrati i shkarkua nga Bordi i ri i RTK-së, ndërkohë që i njëjti e kishte konsideruar të padrejtë shkarkimin e tij.
Inspektorati i Punës ka gjetur parregullsi dhe ka thënë se shkarkimi i tij bie ndesh në disa nene me Ligjin e Punës dhe kontratës së Punës.