Inspektorati i Punës: Gjendja e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë nuk është në nivelin e duhur

04 dhjetor 2019 | 14:05

Ushtruesi i detyrës së Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës, Valon Leci, kanë folur për gjendjen e sigurisë dhe shëndetit në punë të punëtorëve në Kosovë.

Leci po ashtu ka thënë se ka rënie të numrit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës, teksa ka shtuar se gjendja e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë nuk është në nivelin që e dëshirojnë. “Gjendja e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë nuk është në nivelin të cilin ne e dëshirojmë si inspektorat as si përfaqësues të punëtorëve as si shoqëri në totalitetin e vet. Megjithatë ka një përfaqësim përmbajtjesor këta numra, dua të tregoj që këto statistika në Kosovë nuk është së janë gjithmonë korrekte. Sipas statistikave që kemi ne numri është pak më i ndryshëm, këtë vit ne kemi 11 raste që kanë humb jetën në vendin e punës si pasojë e aksidenteve në vendin e punës, sepse unë e kuptoj edhe kryetarin e sindikatës zotëri Azemin sepse ky jep numra në totalitet, por inspektorati bën mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për siguri dhe shëndet në punë, dhe në këtë rast merret me hetimin e aksidenteve dhe pasojat e këtij aksidenti. Nëse një vdekje është infrakt këto nuk janë si pasojë e aksidenteve që kanë ndodhur në vendin e punës”, ka është shprehur  ai.

Leci ka bërë të ditur se si pasojë e aksidenteve të punës këtë vit kanë humbur jetën 11 punëtorë, kurse në vitin e kaluar 22. “11 është numër i lartë, sepse nëse një person i vetëm vdes në vendin e punës është shumë. Synimi ynë është mos me pas asnjë person që e humbë jetën në vendin e punës, natyrisht me lëndime të lehta”, u shpreh ai./Telegrafi

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka mbajtur takim…