Inspektorati komunal në Podujevë vazhdon me aksione për lirimin e hapësirave publike
03 qershor 2022
| 14:21
Inspektorati i komunës së Podujevës ka realizuar aksion në largimin e rrethojave në prona publike, ky aksion është ndërmarrë në rrugën “28 Nëntori”, me qëllim të lirimit të hapësirave publike.
Prezent në këtë aksion ishte edhe drejtori, Besnik Mulliqi.
Aksioni është realizuar nga kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës dhe është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
“Edhe në ditët në vazhdim do të realizohen aksione të tilla në funksion të lirimit të hapësirave publike, përfshi gjithë territorin e komunës së Podujevës”, ka njoftuar komuna e Podujevës.