Inspektorati mbyll dhjetë lokale të lojërave të fatit në Mitrovicë
Drejtoria e Inspeksionit në Mitrovicë në bashkëpunim me Departamentin e Lojërave të Fatit dhe Policinë ka bërë inspektime tek lokalet e lojërave të fatit dhe bastoreve, ku pas verifikimit janë mbyllur dhjetë lokale që kanë zhvilluar biznesin e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.
Ky aksion të cilit i printe drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, së bashku me Inspektorët e Komunës, të ATK-së dhe me asistim të Policisë së Mitrovicës, kanë inspektuar të gjitha lokalet që zhvillojnë biznesin e lojërave të fatit dhe të bastoreve.
Aksioni është zhvilluar në tërë lokacionin e Mitrovicës, aty ku edhe mungonin licencat e punës.
Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, ka thënë se mungesa e licencave dhe distanca me shkollën, ishte shkaku i ndalesës sepse nuk lejohet zhvillimi i kësaj veprimtarie pa licencë dhe kur nuk është në përputhje me distancën e duhur, largësinë me institucionet arsimore.
/Epoka e re/