Inspektorati në Malishevë merr masa ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat kundër Covid-19

22 prill 2020 | 13:02

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në vazhdimësi është duke mbikëqyrur zbatimin e masave preventive për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Për këtë qëllim, të gjithë ata që nuk po i zbatojnë këto masa, po përballen me masat ndëshkimore sipas ligjit.

“Edhe gjatë ditës së sotme, Inspektorati Komunal dhe Policia e Kosovës, janë në terren duke e mbikëqyrë zbatimin e masave, si nga qytetarët, ashtu edhe nga subjektet afariste. Përveç kontrollit në qarkullimin e qytetarëve, po mbikëqyren edhe marketet dhe dyqanet ushqimore”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Sipas Drejtorisë së Inspektoratit, në të gjitha rastet, kur nuk janë duke u zbatuar masat dhe urdhëresat, inspektorati është duke ndërmarrë masat ligjore për të gjithë shkelësit e ligjit, pa dallim.

Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Dibran Kastrati, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve afariste, që t’i zbatojnë të gjitha masat e parapara nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua në SHBA u arrestua nga policia pasi u…