Inspektorati urdhëron kthimin e Njazi Thaçit në KEK
27 maj 2020
| 19:20
Një muaj më parë, drejtori ekzekutiv i Korporatës Energjetikë të Kosovës, Njazi Thaçi, është shkarkuar nga Bordi i ri i kësaj ndërmarrje.
E lidhur me këtë Thaçi ka parashtruar ankesë në Inspektoratin e Punës.
Ky institucion tashme ka marrë vendim, që Thaçi të kthehet në vendin e punës.
Vendimi obligon Bordin që të anulon këtë vendim dhe ta kthen në pozitën qe kishte Njazi Thaçi në detyrë. Në të kundërtën, nëse KEK-u nuk zbaton këtë vendim atëherë do të shqiptohet masa e dënimit më gjobë ndaj kësaj ndërmarrje publike.
(A. M / Epoka e re).