Inspektorët komunalë në Mitrovicë largojnë mallrat e ekspozuara nëpër trotuare
Drejtoria e Inspeksionit në Mitrovicë me asistim të Policisë së Kosovës dhe Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Uniteti” kanë ndërmarrë një aksion duke mos lejuar shitësit e ndryshëm që produktet e tyre t’i ekspozojnë në trotuare dhe hapësira tjera publike, të parapara për shfrytëzim nga ana e qytetarëve.
Inspektorët komunalë kanë bërë me dije se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të policisë apo shqiptim të ndëshkimeve mandatore.
Drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, ka thënë se aksione të ngjashme do të ketë në vazhdimësi derisa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve. Ai ka theksuar se mallrat do të shiten në hapësirën e tregut.