Inspektorët e Gjakovës do të inspektojnë shoqëritë tregtare
Me synim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të dispozitave ligjore në fuqi, Drejtoria për Punë Inspektuese, respektivisht inspektorët e tregut në Gjakovë gjatë kësaj jave do të fillojnë me inspektime me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, me fokus të veçantë do të mbikëqyret nëse janë duke u shërbyer konsumatorët nën moshën 18-vjeçare me pije alkoolike dhe duhan.
Komuna e Gjakovës ka bërë me dije se inspektimet do të fokusohen në shoqëri tregtare me veprimtari: aktivitetet shërbyese lëvizëse të pijeve (bareve dhe diskotekave).
“Në rast se inspektorët e tregut konstatojnë së personat juridik apo fizik kanë shitur, shërbyer ose ofruar pije alkoolike dhe duhan personave nën moshën 18-vjeçare do të ndërmarrin masa ndëshkuese të përcaktuara me ligj”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës.
/Epoka e re/