Inspektorët e Skenderajt mbyllin një lokal
29 dhjetor 2017
| 23:54
Inspektorët e Komunës së Skenderajt të premten kanë ndërmarrë një aksion për mbylljen e një lokali afaristë brenda objektit të Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.
Këtë veprim ligjor, inspektorat komunal e bënë pasi që pronari i lokalit “LIPS” nuk kishte përmbushur detyrimet e kontratës dhe të njëjtit i kishte skaduar afati i paraparë në kontratë.
Këto veprime po ndërmirren nga komuna mbi parimin barazia para ligjit dhe askush mbi ligjin.
Në këtë aksion inspektorët komunal u asistuan nga Policia e Republikë së Kosovës.