Inspektorët komunalë në Mitrovicë realizojnë vizitë inspektuese në organizatën “Dëshmitarët e Jehovait”
Inspektorët komunalë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Zyrën për Komunitete kanë takuar përfaqësuesit ligjor nga organizata “Dëshmitarët e Jehovait” në Kosovë.
Gjatë vizitës inspektorët komunalë kanë verifikuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar aktivitetin e tyre ligjor, me ç’rast bëhet e ditur se “Dëshmitarët e Jehovait” janë organizatë joqeveritare e regjistruar nga viti 2003, në atë kohë nga Ministria e Shërbimeve Publike.
Po ashtu, pas verifikimit është konstatuar që aktiviteti i tyre është në përputhje me ligjet dhe të drejtat kushtetuese të komuniteteve fetare në Kosovë të cilët figurojnë në regjistrin e organizatave joqeveritare që ushtrojnë veprimtari në Kosovë dhe i plotësojnë kushtet për aktivitetin e tyre.
Inspektorët komunalë potencojnë se në bisedë me përfaqësuesit e organizatës dhe nga vëzhgimet në teren, nuk është hasur asnjë aktivitet i dyshimtë.