Inspektorët ndërprenë punimet e gurthyesit në Kçiq të Madh

30 mars 2022 | 16:29

Drejtoria e Inspekcionit respektivisht inspektorët e ndërtimit gjatë ditës së sotme kanë inspektuar gurthyesin në fshatin Kçiq i Madh.

Nga ky inspektim është bërë vendosja e shiritave për ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, pasi që operatorit ekonomik i ka skaduar kontrata e shfrytëzimit të pronës.

Inspektorët e ndërtimit kanë bërë me dije se pala është urdhëruar të ndalojë punimet derisa të pajiset me kontratën për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale, gjithmonë duke ndjekur procedurat ligjore sipas organeve kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka luajtën titullarë mbrëmë në ndeshjen…