Inspektorët në Gjakovë marrin masa për lirimin e hapësirave publike
08 maj 2018
| 15:26
Inspektorët komunalë në Gjakovë kanë vazhduar me inspektime për të liruar hapësirat publike, gjegjësisht largimin e produkteve ushqimore dhe joushqimore nga hapësirat publike në rrugën “Abedin Terbeshi”.
Drejtoria për Punë Inspektuese edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë me inspektime të tilla me qëllim të përmirësimit të pamjes sa më të bukur të qytetit, mbrojtjes dhe shfrytëzimit sa më racional të sipërfaqeve publike.
/Epoka e re/