Inspektorët pezullojnë punimet në ndërtimin e fushës sportive tek Universiteti ‘Isa Boletini’
14 korrik 2022
| 17:15
Inspektorët e ndërtimit të enjten kanë pezulluar punimet në ndërtimin e fushës sportive tek Universiteti “Isa Boletini”, në mungesë të lejes ndërtimore.
“Inspektorët e Komunës së Mitrovicës, gjatë ditës së sotme kanë ndërmarr masa që të ndërpresin punimet në ndërtimin e fushës sportive, tek Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, në mungesë të lejes ndërtimore. Me këtë rast, inspektorët komunal menjëherë kanë vendosur mbishkrimin ‘Vendpunishte e mbyllur’, për të ndaluar punimet në këtë fushë, si dhe kanë urdhëruar palën që fillimisht t’i drejtohet organeve kompetente në marrjen e pëlqimit për fillimin e punimeve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.