Inspektorët shëndetësorë hyjnë në grevë
Të gjithë inspektorët shëndetësorë kanë hyrë në grevë për të kërkuar rritje të pagës mujore.
Këta inspektorë kanë konsideruar se janë kategoria më së paku e paguar në sistemin shëndetësor.
Ata kanë thënë se është jo e rregullt që një inspektor të paguhet me nivel page të njëjtë me infermierët.
Në letrën e siguruar nga “kallxo.com” me të cilën ata i janë drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismailit është thënë se i gjithë stafi i inspektoratit me datën 21 do të bëjnë një grevë paralajmëruese.
“Arsyeja e organizimit të grevës është moszbatimi i dispozitave ligjore të cilat mbrojnë interesin e punëtorëve. Nuk bëhet trajtimi i Inspektorit Shëndetësorë me pagë në pajtim me kriteret e konkursit për inspektorë shëndetësorë”, është thënë në reagimin e tyre.
Inspektorët shëndetësorë kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë nëse kërkesat e tyre nuk do të realizohen.