Inspektoriati i Komunës së Prishtinës konfiskon motorët lodër të fëmijëve
14 mars 2018
| 20:47
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një njoftimi në profilin e vet në “Facebook” ka njoftuar se tash e tutje inspeksioni do të patrullojë vazhdimisht nëpër sheshet e qendrës për të parandaluar shitjet e paautorizuara.
“Ju bëjmë ftesë qytetarëve për ndihmë dhe mirëkuptim në këtë proces. 080012233 dhe 080012244 janë numrat falas në Qendrën e Thirrjeve.”, ka potencuar Ahmeti.
Në postimin e tij Ahmeti ka shfaqur edhe fotografi të inspektorëve tek konfiskojnë makina lodër të cilat lëshohen me qira për fëmijët në sheshin e kryeqytetit.