“Instagram”-i nuk punoi disa orë, “panik” nëpër botë

03 tetor 2018 | 11:16

“Instagram”-i nuk ka punuar për disa orë paraditen e së mërkurës, duke bërë të pamundur që të shikohen fotot dhe profilet e atyre që ndjekim në këtë rrjet social.

Përdoruesit e tij, sapo e hapnin aplikacionin, shihnin të shkruar mesazhin “cannot refresh feed”, ndërsa kur shkonin te profilet e miqve, gjithçka dilte bosh.

Edhe versioni web i “Instagram”-it kishte probleme.

Sipas “Down Detector”, “Instagram”-i ka pasur probleme sidomos në Evropë, Australi dhe në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Restoranteve në Angli do t’u ndalohet me ligj mbajtja e…