“Instagram” kthehet në burim lajmesh
Aplikacioni i ndarjes së fotove, “Instagram”, do t’ia kalojë “Twitter”-n si burim lajmesh.
Sipas një kërkimi të fundit të institutit të lajmeve digjitale të “Reuters”, përdorimi i “Instagram”-it për lajme është dyfishuar që nga 2018.
Tendenca është më e dukshme mes të rinjve. Instituti thotë se rreth një e katërta e 18 deri në 24-vjecarëve në Britaninë e Madhe, përdor “Instagram”-in si burim lajmesh për koronavirusin. Por platformat e medias sociale, janë edhe mes burimeve më pak të besueshme po ashtu. Vetëm 26 për qind e të anketuarve thonë se i besojnë medias sociale si burim informacioni për virusin. Një përqindje e ngjashme thotë se besojnë lajmet që ndahen përmes aplikacioneve te qatit si me “Mesengeri” i “Facebook”-ut dhe “WhatsApp”-it.
Qeveritë kombëtare dhe organizatat e lajmeve, në të kundërt, janë të besueshme nga rreth 59 për qind e të anketuarve. “Instagram”-i tani përdoret nga më shumë se një e treta e njerëzve që janë përfshirë në anketim dhe dy të tretat e tyre janë nën 25 vjeç. 11 për qind e përdorin për lajme, çka e vendos “Instagram”-in vetëm një pikë pas “Twitter”-it.